Presidenti
serb Aleksander Vuçic sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë si pjesë e udhëtimit dy-ditor. Ai do të vizitojë
Manastirin e
Banjskës, pastaj do të takohet me zyrtarët
serb në Mitrovicën veriore.
Mediat serbe kësaj vizite i kanë kushtuar një vëmendje të madhe, ndërkaq në aspektin e sigurisë ato shkruajnë se Policia e Kosovës ka marrë masa të duhura për të parandaluar çdo incident.
Portali Telegraf.rs shkruan se përgjatë rrugës për në
manastirin e
Banjskës, i cili do të jetë stacioni i parë i presidentit Vuçiq gjatë vizitës në Kosovë, prania e policisë së Kosovës është mjaft e madhe.
“Patrullat janë në çdo udhëkryq, ndërsa policët qëndrojnë çdo 100 metra. Pothuajse çdo grup ose shtyllë është i rrethuar me flamuj
serbë. Presim vizitën e presidentit
serb Aleksandar Vuçiq për të sjellë siguri ndaj
serbëve dhe të kontribuoj në uljen e tensioneve, është ky një vlerësim të përbashkët i qytetarëve të veriut të Mitrovicës, si dhe deputetit Milovan Krivokapiç”, shkruan ky portal.
Krivokapiç, i cili është anëtar i SNS në Parlamentin
serb, mendon se edhe pse atmosfera është e tensionuar, vizita e presidentit vjen në momentin e duhur dhe të rëndësishëm.
Shtuar më 20/01/2018,
ora 10:55