Serbët nuk i ndahen protestave kundër EULEX-it
Pëlqej
Këshilltarët e katër komunaveveri të dominuar kryesisht nga serbët kanë zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme, ku vlerësuan se gjendja në veri është jostabile.

Sipas tyre, EULEX-i po tregohet i padrejtë ndaj serbëve dhe se "komuniteti serb e ka humbur besimin tek drejtësia që mund të vijë nga ndërkombëtarët".

Asambleistët serbë kanë marrë vendimin, që, meqenëse nuk dëshirojnë të "ketë trazira në veri", të ketë protesta paqësore kundër arrestimeve "të padrejta" të zyrtarëve serbë të Kosovës, raporton Politiko.

“Ftojmë përfaqësuesit e EULEX-it për sjellje të përgjegjshme dhe bisedime kundër përndjekjes së serbëve”, thuhet mes tjerash në vendimin e fundit të këshilltarëve veriorë, kryetarëve, si dhe kryesuesve të Kuvendit Komunal të Veriut të Mitrovicës, Zveqanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Seanca është bojkotuar nga të gjithë asambleistët shqiptarë të komunave.

Serbët në veri ka ditë që shprehen "se janë të pakënaqur" me EULEX-in, jo vetëm popullata, por tashmë edhe klasa politike. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori