“Bëmë mama të të ngjaj”, Inis Gjoni dhe e bija “fiksojnë” rrjetin me pozat (FOTO LAJM)

Shumë nga fëmijët e personazheve të ekranit ngjajnë “si dy pika uji” me prindërit e tyre, por duke i shtuar kësaj edhe veshje të njëjta deri në detaje e madje dhe të njëjtat poza, fëmijët duken si një version pak më i vogël i prindërve të tyre.

Prova për këtë është Inis Gjoni dhe vajza e saj, Coco-Antonel.

E sigurisht që Coco Antonel merr gjithmonë vëmendje për tiparet e bukura që ka trashëguar nga e ëma. Në fotot e publikuar nga Inisi në “Instagram”, nënë e bijë shfaqen të veshura me të bardha njësoj teksa pozojnë nga bregdeti.

Pozat në fjalë kanë marrë menjëherë vëmendjen e fansave të Gjonit, të cilët kanë komplimentuar për paraqitjen e të dyjave. “Yje, me pas lezet me ju parë”, ka shkruar një ndjekës.


Shtuar 5.09.2020 18:53