Serbët nuk duan të bisedojnë për politikë
Pëlqej
Serbët e Kosovës duan që dialogu Kosovë - Serbi të përqendrohet më së shumti në tema teknike, që janë në funksion të përmirësimit të jetesës së serbëve dhe jo për çështje politike.

Megjithëse nga Prishtina kanë ardhur sinjalet e para se dialogu mund të shtrihet edhe mes qeverisë së Kosovës dhe serbëve lokalë, sërish këta të fundit janë dakord për vazhdimin e dialogut.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar transformim të dialogut, dipolomatik në Bruksel, jo mes Serbisë dhe Kosovës, por mes qeverisë së Prishtinës dhe serbëve lokalë.

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga rradhët e Partisë Progresiste Demokratike, Nenad Rashiç, i cili ka disa vite që punon në institucionet e qeverisë së Kosovës ka thënë se dialogu ka rëndësinë e vet. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori