Serbët nuk do t'i bojkotojnë zgjedhjet!
Serbët e Kosovës nuk do të bojkotojnë zgjedhjet lokale. Kështu ka deklaruar ditën e sotme analisti serb Dusan Janjic, i cili ka theksuar se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje sjell më shumë përfitim për to se sa dëme.

“Serbët do ta kuptojnë se përfshirja e tyre në institucione është e rëndësishme. Nuk do të ketë bojkot masiv, por me siguri do të ketë dallime në masivitetin e daljes në votim. Në pjesën jugore në votim do të dalë numër më i vogël se në veri”, ka theksuar Janjic.

Ai ka rikujtuar se formimi i kuvendeve të komunave do të aktivizojë Fondin për veriun e Kosovës, në të cilin për sivjet parashihen 15 milionë euro, kurse për vitin e ardhshëm 50 milionë citon rtk, TV pink.

I pyetur nëse duke marrë pjesë në zgjedhje serbët pranojnë pavarësinë e Kosovës, ai ka deklaruar se ata ndjekin politikën e Qeverisë së Serbisë dhe zbatojnë Marrëveshjen e arritur në prill në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2013, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori