Serbët ngrihen në protesta për Trepçën
Serbët kundërshtojnë ndryshimet dhe plotësimet e projektligjit për Trepçën. Ditën e sotme ata janë mbledhur në tre vende të ndryshme për të protesuar dhe për të bllokuar rrugët kryesore.

Rreth 500 qytetarë tashmë janë mbledhur në fshatin Rudarë, ku edhe kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën Leposaviç– Mitrovicë. Në këtë tubim ka edhe pjesëtarë të grupit të ashtuquajtur “Civilna Zastita”.

Protestë është organizuar edhe para lokacionit të Trepçës në Leposaviç. Në këtë vend, raportohet se janë mbledhur rreth 300 qytetarë serbë, ndërkohë një tubim ka filluar të bëhet edhe në Zubin Potok. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2015, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori