Edhe pse situata në veriun e Kosovës është më e qetë, serbët vazhdojnë të jenë në pikat kufitare duke bërë roje pranë barrikadave, duke “penguar” kështu ushtarët e KFOR-it të lëvizin lirshëm në këtë pjesë të Kosovës.
Nata ka qenë e qetë, ndërkohë që krerët nga strukturat paralele të komunave veriore kanë qëndruar deri në orët e vona të natës pranë barrikadave.
Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se serbët e tubuar në
Rudare, gjatë natës kanë vënë një
kryq prej shtatë metrash, të cilin do ta pagëzojë episkopi Teodosije.
Sipas burimeve, deri sa është montuar një
kryq i tillë nga ana e serbëve, mbi
Rudare është parë vazhdimisht një helikopter i KFOR-it, i cili ka vëzhguar situatën nga lartë. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2011,
ora 09:49