Serbët në veri të respektojnë ligjet e shtetit te Kosoves
Pëlqej
Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Rangjel Nojkiç është shprehur se serbët duhet të respektojnë ligjet e Kosovës.

Nojkiç tha se reagimet e serbëve kundër EULEX-it vijnë si pasojë e faktit se ata janë mësuar që të mos japin llogari përpara ligjit edhe kur shkelin ligjet.

"Reagimet e serbëve në veri të Kosovës ndaj arrestimeve dhe thirrjeve për intervistë të disa liderëve serbë nga ana e EULEX-it, janë të kuptueshme, për shkak se kanë jetuar në një periudhë të kaluar, kur nuk është dhënë përgjegjësi për kurrfarë shkelje apo vepër penale", tha Nojkiç për Rel.

Sipas tij, akoma dhe më e dobët është kultura e serbëve, kur vjen puna tek zyrtarët e lartë, arrestimi i të cilëve është deri edhe "tabu" për ta. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori