Serbët në veri do të ndërtojnë sheshin "Car Dushani"
Pëlqej
Drejtori për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç është shprehur se në veri të Mitrovicës do të ndërtohet së shpejti një shëtitore dhe një shesh shumë pranë urës së Ibrit.

"Ne dëshirojmë që në bazë të vendimit të qeverisë lokale në Mitrovicë, si dhe në mbështetje të qeverisë së Serbisë, muajt e ardhshëm Mitrovica të ketë rrugën e saj të 'Knjaz Milloshit'e cila do të pasqyrojë mburrje për popullatën serbe të Kosovës", ka thënë Gjuriç për gazetarët.

Ai tha se punimet për shëtitoren do të nisin për pak ditë.

Marko Gjuriç ka vizituar edhe banorët serbë te "Kroi i Vitakut" në Mitrovicë të veriut. /albeu.com/


Shtuar më 08/07/2014, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori