Serbët në Bërnjak fyejnë ushtarët e KFOR-it
Të enjten në mëngjes, ushtarët e KFOR-it nisën aksionin për heqje e barrikadës të vendosur në magjistralen Ribariq – Zubin-Potok, në rrugën që shpie drejtë pikëkalimit kufitar në Bërnjak.
Gjatë aksionit, me sharra motorike preheshin drunjtë e vendosur në rrugë, ndërsa me lopata hiqej dheu, shkruan telegrafi.

Se nga KFOR-i barrikada hiqej me mjete të dorës, këtë e kishte konfirmuar edhe Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës dhe kjo mund të shihet edhe nga video që do ta postojmë më poshtë.

“Aksioni me lopata dore, ishte qesharak. Madje, dheun që e ka a hequr KFOR-i, i njëjti është përdorur nga serbët lokalë për të ndërtuar barrikadën e re”, kishte thënë lideri kontrovers i serbëve të veriut, Milan Ivanovic, duke përqeshur aksionin e KFOR-it.

Përqeshje të tillë bëjnë edhe serbët lokalë, teksa pjesëtarët gjermanë të KFOR-it me lopata e hiqnin dheun nga barrikada e mëparshme.

Gjermanët dhe francezët që rrinin në gjendje gatishmërie shikojnë. Në fytyrat e tyre secili mund të ndjejë dhembje, sepse larg vendlindjes bëjnë punë sizifi, në kohën që serbët me ekskavatorë i izolonin dhe hidhnin para syve të tyre sasi të mëdha dheu.

Provokimet e serbëve nuk kanë të ndalur. Ata gjuajnë fjalë në drejtim të ushtarëve gjermanë, i thërrasin me emrin përçmues “shvaba” - që është territor historik gjerman, por për serbët sinonim për barbarë, me të cilin në të kaluarën fyenin ushtarët gjermanë!

“Shvabat po rrëmihin, e francezët po i ruajnë, arbajt”, dëgjohet një zë përqeshës në incizim, teksa fjala gjermane “arbajt” (arbeit), që në shqip do të thotë “puno”, përsëritet disa herë.

Video përcillet edhe me titrat me përmbajtje nacionaliste serbe.

Shtuar më 06/11/2011, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori