Serbët "mësyjnë" në Kosovë, ja sa subjekte politike garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit
Pëlqej
Zgjedhjet e parakohshme të Kosovës pritet të mbahen më 11 qershor, ndërsa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nga Lista Serbe është parë një shtim i subjekteve të tyre që do të garojnë.

Sipas KQZ, janë gjithësej gjashtë subjekte politike serbe, në mesin e tyre 4 parti, një koalicion dhe një iniciativë qytetare.

Subjektet serbe që garojnë në këto zgjedhje:

1. Lista Serbe e udhëhequr nga Sllavko Simiçin,
2. Partia Demokratike Progresiste e drejtuar nga Nenad Rashiç,
3. Partia Liberale -SLS e Sllobodan Petroviçit,
4. Partia Përparimtare e Kosovës që udhëhiqet nga Aleksandër Grujiç 5. Koalicioni Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandër Jabllanoviçit dhe
6. Iniciativa qytetare -Lidhja Patriotike Serbe. /albeu.com/

Shtuar më 22/05/2017, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori