Serbët mblidhen në Gazimestan (FOTO LAJM)

Pelegrinë serbë janë mbledhur te monumenti në Gazimestan për ta shënuar festën e tyre fetare, Vidovdanin.

Ata kanë ardhur në mënyrë të organizuar me autobusë ndërsa Policia e Kosovës është duke bërë ruajtjen e rendit për ceremoninë fetare që pritet të fillojë pas pak.

Më herët, Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se të gjithë ata që provojnë të hyjnë ilegalisht në Kosovës do të zbatohet ligji nga ana e Policisë së Kosovës, e që nënkuptohet edhe arrestimi.

Këto komente të Zyberajt vijnë për shkak se sot pritet të mbahet manifestimi në Gazimestan në përvjetorin e Betejës së Kosovës.

“Përtej konspiracioneve që rëndom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo ne territorin e Kosovës, nënkupton zbatim të ligjit nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.
Shtuar më 28/06/2018, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori