Serbët marrin pashaporta të Kosovës
Duket se më në fund po kemi një lajm të mirë se serbët në veri po integrohen në jetën politike të Kosovës.

Deri ne javën e parë të shtatorit, janë pajisur me pashaporta të shtetit të Kosovës afro 9.500 serbë, raporton Tribuna.

“Për vitin 2014, deri në javën e parë të muajit shtator janë prodhuar rreth 900 pasaporta kosovare për minoritetin serb”, ka thënë Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Eksperti i sigurisë Naim Maloku ka deklaruar se shifrat janë shpresëdhënëse se edhe serbët po integrohen në shtetin e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori