Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë së Republikës së
Kosovës për të rritur taksën në 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia, po bëhet me qëllim që të pengojë jetën e
serbëve që jetojnë në Kosovë.
Sipas tij një
vendim i tillë i një anshëm i Prishtinë po rrezikon paqen dhe jetën normale.
Ai thotë se si pasojë e këtij vendimi mund të nxiten ikjet e
serbëve nga
Kosova.
“Nga sot buka është për 100 për qind më shtrenjtë, mielli, vaji, qumështi. Për njerëzit gjithçka ndryshoi për të keq. Një
vendim politik që mund të qojë në emigrimin e
serbëve nga
Kosova”, ka thënë Simiç për Tv Pink.
Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajic, ka thënë se ky
vendim politik i Republikës së
Kosovës është si hakmarrje për votimin e djeshëm në INTERPOL.
Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thirrur një mbledhje urgjente të ambasadorëve të huaj në Beograd.
Gjithashtu ka thirrur edhe një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Shtuar më 21/11/2018,
ora 16:51