Serbët lakmojnë Rahovecin, fle mbi rezerva të mëdha ari
Pëlqej
Në Rahovec janë zbuluar rezerva të reja ari, me një mesatare prej 1.87 gram ar për një ton mase të mineraleve, e cila shkon deri në 7.97 gram, por edhe pa këtë vlerësimet sugjerojnë se gjetjet e shtatë mineraleve strategjike (plumb, zink, argjend, nikel, mangan, molibden dhe bor) në Kosovë kanë një vlerë prej 1.000 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi Partia e Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë (PUPS) .

Siç shkruan B92, PUPS, në këtë zbulim janë përmendur si argument, me rastin e mesazheve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për punëtorët e Trepçës se “derisa të jetë Serbia, Trepçën askush nuk do t’ua grabis”, se nuk ka asnjë ofertë që do ta bëjë Serbinë të kalojë “vijën e kuqe” dhe të heq dorë nga prona e saj në Kosovë, përcjell Albeu.com.

PUPS thekson se Kosova, para 105 vitesh, pas disa shekujsh,” është krthyer në shtëpi” , kurse “Serbia është kthyer në vendlindjen e saj”.

Shtuar më 17/12/2017, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori