Serbët kthejnë prapa KFOR-in në Leposaviq
Serbët kanë bllokuar të enjten rreth orës 3:00 të mëngjesit magjistralen e “Ibrit” në fshatin Ibarska Sllatina të Leposaviqit, duke pamundësuar kështu lëvizjen e një konvoji të KFOR-it që ishte nisur nga kampi “Nothing Hill” në drejtim të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it nga veriu.

M;sohet se ushtarët e KFOR-it ishin nisur në drejtim të Rudares afër Zveçanit për të larguar barrikadën e vendosur tek ura e këtij fshati nga grupe kriminale serbe. /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2012, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori