Serbët kthejnë KFOR-in në Mitrovicë
Një konvoj i përbërë prej dhjetë automjeteve të KFOR-it është ndaluar para në barrikadën afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës dhe nuk është lejuar të qarkullojë në drejtim të Leposaviqit.


Siç njofton Kosovapress, “dy kamionë grekë të KFOR-it me artikuj të ndryshëm ushqimorë, nën përcjelljen edhe të shumë “hamerave” amerikanë, janë ndaluar te barrikada nga ana e serbëve dhe pas bisedimeve të cilat kanë zgjatur rreth pesë minuta, KFOR-i është zbrapsur në drejtim të urës kryesore të Ibrit”, i kanë thënë burimet agjencisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori