Serbët kërkojnë dorëheqjen e Vuçiçit
Të pakënaqur me situatën politike dhe pushtetin e Presidentit Aleksander Vuçiq, ata u mblodhën para Fakultetit Filozofik për të vazhduar drejt RTS-së, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline, shkruan Albeu.com

"Nuk është e mjaftueshme për të detyruar që të jep dorëheqjen, jo akoma, dhe kjo nuk është e mjaftueshme, sepse ai duhet të mbajnë përgjegjësi penale për atë që ka bërë", ka thënë një nga protesuesit.

Ata ia kanë përmendur edhe vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq dhe disa të tjera.
"Tani dëgjoni mirë Aleksandar Vuçiq, a mendoni se ne kemi harruar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, a mendoni se kemi harruar Savamala Pançiqe….", tha anëtarja e pavarur e parlamentit Marinika Tepiq para protestuesve. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori