Serbët "kërcënojnë" sërish EULEX-in
Pëlqej
Liderët lokalë serbë kanë rëndë dakord që të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme që do të mbahet më 29 gusht në Zveçan, për të marrë një vendim lidhur me misionin e EULEX-it.

Bëhet me dije se krerët serbë do të përqëndrohen më së shumti tek realiteti politik në Kosovë, sidomos me atë që ka të bëjë me të drejtat e serbëve në veri.

Ata do të kërkojnë që misioni evropian në Kosovë të mos i "diskriminojë" serbët dhe të mos mbajë serbë "të pafajshëm" nëpër burgje.

Nga ana tjetër, këshilltarët shqiptarë në Kuvendet Komunale në veri të Mitrovicës, Zveçanit,Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, kanë paralajmëruar bojkot të seancës. /albeu.com/

Shtuar më 27/08/2014, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori