Serbët këmbëngulin: Do jemi në qeveri
Pëlqej
Lista Serbe është e bindur se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Kështu tha bartësi i kësaj liste, Aleksandër Jabllanoviç.

"Por kjo do të ndodhë vetëm nëse plotësohen disa kërkesa që janë thelbësore për ne", tha ai për Radio Kosovën.

Sipas tij, serbët janë të gatshëm për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme, pasi të plotësohen edhe kërkesat që janë të volitshme për ta.

"Po, interesat tona tani më veç dihen, ato lidhen me interesin e ngushtë të pakicës serbe në tërë territorin e Kosovës, madje edhe të grupeve tjera joshqiptare, e pse jo edhe të vetës shqiptarëve. Kërkesat tona kanë të bëjnë me anulimin e procesit te privatizimi të disa ndërmarrjeve që kanë ndodhur në komunat me shumicë serbe. Në anën tjetër, kërkojmë kthimin e personave të zhvendosur, formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe kthimin e pronave të Kishës Ortodokse Serbe, të aneksuara gjatë kohës së komunizmit", tha Jabllanoviç.

Aleksandër Jabllanoviç ka shtuar se për Listën Serbe do të ishte një sukses krijimi i asocacionit të komunave serbe. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori