Serbët janë të gatshëm për zgjedhje të reja
Pëlqej
Kryetari i Partisë së Pavarur Libeale serbe, Sllobodan Petroviç është shprehur se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë zgjidhje, por nëse Kosova shkon në to, serbët janë të gatshëm për zgjedhje.

Petroviç i ka thënë Tanjugut të Serbisë, se serbët janë në çdo herë të gatshëm për tu përballur me zgjedhje të reja.

“Deputetët e Listës Serbe mbajnë qëndrimin që zgjedhjet e reja janë zgjidhja më pak e mirë, por gjithsesi, nëse shpallen zgjedhjet e reja ne jemi të gatshëm edhe për atë variant”, tha Petroviç.

Ai ka shtuar se serbët duan të jenë në qeveri dhe se do tia japin votën koalicionit fitues. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2014, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori