Serbët ia rrëmbyen nipin 4-vjeç, beson se mund të jetë gjallë
Pëlqej
Shaban Ramadani ishte duke parë Radiotelevizionin e Prishtinës, kur papritur në ekran i shfaqet n djali i vëllait të tij, Bislimi 4 vjeçar.

Shabani e dinte atë të vdekur bashkë me pjesën tjetër të familjes: babain Ganiun, vëllanë Rizahun, kunatën Fatimen, nipin Besnikun 18 vjeç, Myzaferen 16 vjeçare, Besën 7 vjeçare dhe Artën 6 vjeçare.

“Djalin e kam parë në një sekuencë të shkurtër në Televizionin e Prishtinës në vitin 1999. E kam parë me sytë e mi! Krejt dynjaja me më thanë se Bislimi nuk është gjallë, unë them me bindje se ai është gjallë dhe mund të jetë diku në Serbi”, shprehet i bindur Shabani, 15 vjet pas luftës.

Avionët luftarakë të NATO-s kishin bërë një aksion ndaj pozicioneve të ushtrisë serbe. Në atë sulm ishte goditur një autobus i forcave serbe ku për fat të keq në të ndodheshin civilë shqiptarë të shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Në mesin e viktimave të shumta ishte edhe familja Ramadani nga Fushë Kosova, ku shtatë nga tetë anëtarët e kësaj familjeje vdiqën atë ditë, ndërsa më i vogli i kësaj familjeje, Bislim Ramadani, 4 vjeçar, kishe shpëtuar me disa lëndime të lehta trupore./albeu.com/


Shtuar më 17/08/2014, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori