Serbët humbjen në Koshare e dokumentojnë me film
Në Serbi vazhdon glorifikimi i humbjeve serbe dhe krijimi i miteve për to. Ky është stili i mbijetesës historike të Serbisë në përpjekje për të mbajtur territore të huaja jo vetëm që nga Beteja e Kosovës në vitin 1389 e deri më sot, 620 vjet më pas.

Një mit i tillë ka filluar të krijohet edhe për Betejën e Koshares në të cilën forcat serbe u thyen nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për ta përkujtuar këtë betejë, televizioni publik serb njofton se është në përfundim e sipër filmi, dokumentar e quan rts, me titull “Rrëfime lufte nga Kosharja”.

Ky film, sipas autores së tij Sllagana Zariq ëshë xhiruar në Kopaonik, në reliefe dhe kushte atmosferike të me ato të Bjeshkëve të Junikut

Filmi merret me kronologjinë e ngjarjeve filluar më 9 prill 1999 kur forcat e UÇK-së sulmuan forcat serbe që qëndronin në kufirin shqiptaro -shqiptar. Beteja ka zgjatur 67 ditë, deri më 14 qershor 1999 kur ushtria jugosllave u largua përfundimisht nga Kosova.

Dokumentar,i që paraqet vetëm anën serbe të luftës, do të fillojë së emituari më 9 prill në rts.

Në mediet serbe Beteja e Koshares është cilësuar si ferri i luftës për ushtrinë e Serbisë.

Përkundër asaj se Serbia këtu është thyer keqas, në Serbi shumë bulevarde e rrugë mbajnë emrin Koshares.
Shtuar më 31/03/2019, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori