Serbët ftojnë familjarët e Mehmetit të identifikojnë një kufomë
Pëlqej
Familjarët e Fatmir Mehmetit janë ftuar të shkojnë në Kurshumli të Serbisë për të identifikuar një trup të pa jetë që dyshohet të jetë i familjarit të tyre Fatmir Mehmetit.

Në kushte anonimiteti edhe nga Policia e Kosovës për “Zëri”, konfirmohet se janë ftuar familjarët të bëjnë identifikimin e kufomës, pasi që kufoma nuk ka poseduar ndonjë dokument identifikimi me vete.

“Dikush nga familja është ftuar të shkojë, kanë pasur të vendosin se kush do të shkojë ta identifikojë familjarin”, thuhet nga ky burim brenda policisë. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori