Hoti zbulon takimin e radhës me Vuçiç: Kjo nuk është marrëveshje finale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur nga Amerika për nënshkrimin e marrëveshjes me dy vendet duke thënë se është një hap i madh dhe të hënën do të udhëtojë drejt Brukselit për të zhvilluar një takim me Vucicin.

“Jemi një hap më pranë një marrëveshjeje politike. Kjo nuk është marrëveshje finale, por është marrëveshje shumë e rëndësishme. Me Vuçiçin kemi diskutuar edhe për një marrëveshje politike. Bisedimet do të vijojnë në Bruksel. Për të diskutuar për njohjen dhe marrëveshjen përfundimtare.”– tha Hoti për VOA.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.


Shtuar 4.09.2020 16:35