Serbët: EULEX-i po bën padrejësi
Pëlqej
EULEX-i bëri me dije se ka shpallur urdhër-arreste për kryetarin aktual të komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviç si dhe për një tjetër lider lokal serb, Slavisha Ristiç.

Mirëpo, shpallja e urdhër-arresteve për serbët në veri të Kosovës ka nxitur reagime ndër serbë.

Kryetari i subjektit më të madh politik serb në Kosovë, ai i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviç u shpreh se zhvillimet e fundit po tensionojnë raportet mes serbëve dhe misionit evropian në Kosovë.

“Në këta muajt e fundit, disa aksione të EULEX-it, sipas mendimit tim personal, tejkalojnë nevojën e masës së përdorimit të dhunës. Thjesht, për disa raste, ku fare nuk është i nevojshëm pompoziteti gjatë arrestimit ose burgosjes, po bëhet një fushatë e tërë mediale ndaj disa individëve. Njerëz të caktuar janë arrestuar nga EULEX-i dhe gjenden në paraburgim tash e më shumë se 7 muaj, ndërkaq vetëm pas 7 muajsh ka nisur diskutimi i parë në gjykatë. Për ne është e papranueshme që njerëzit të mbahen për kohë të gjatë në paraburgim dhe opinionit të mos i sqarohet se për çka akuzohen konkretisht”, tha Jabllanovic për Rel.

Ndërsa, lideri lokal tjetër serb, Marko Jakshiç, i cili është i rrymës që e kundërshton integrimin e serbëve në jetën politike në Kosovë, thotë se EULEX-i po bën "padrejtësi kundër serbëve në veri". /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori