Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të
veriut të Kosovës që të
bashkohen në
zbatimin e marrëveshjes Prishtinë-Beograd.
“Serbia, në rrethana tmerrësisht të vështira, nuk ka qenë në gjendje të arrijë më shumë në negociatat me Kosovën. U bëj thirrje serbëve të Kosovës që të
bashkohen në
zbatimin e marrëveshjes, sepse ne nuk mundemi pa popullin tonë dhe as ai nuk mundet pa shtetin e tij”, ka thënë Vuçiq.
Në anën tjetër, Marko Jakshiq, përfaqësues i serbëve të
veriut, ka thënë sot se popullata e kësaj ane do të pengojë
zbatimin e marrëveshjes me protesta, bllokada dhe bojkotimin e zgjedhjeve që organizohen me ligjet e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013,
ora 17:48