Serbët e veriut të enjten në Beograd
Përfaqësuesit e serbëve të veriut ditën e enjte do të shkojnë në Beograd ku do të takohen me kryeministrin Ivica Daçiq dhe zv/kryeministrin e Mbrojtjes Aleksandër Vuçiq.

Takimi do të nisë rreth orës 12.00 dhe tema e tij do të jetë marrëveshja e Brukselit që nënshkruan kryeministri serb, Daçiq dhe kryeministri i Kosovës, Thaçi.

Marrëveshje, të cilën serbët e veriut e kundërshtojnë, ndërsa Daçi dhe Vuçiq deklaruan dje se shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me to.

Kryetari ilegal i Komunës së Leposaviqit, Dragisha Vasiq ka deklaruar se pret që Vuçiq do të tregojë mirëkuptim prë pozitën e serbëve në veri sikurse që ka bërë vazhdimisht deri më tash.

“Pres të merremi vesh dhe të gjejmë zgjidhje me serbët nga veriu i Kosovës dhe unik të paraqitemi sikurse këtë e kemi bërë përherë”, ka thënë Vuçiq. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori