Serbët e veriut shpallin "Kuvendin Krahinor Autonom Serb"
Sot është shpallur nga përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës themelimi i “Kuvendit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

Për shkak të rrethanave në të cilat po themelohet, ky “kuvend” do ta ketë karakterin e përkohshëm, është thënë në tubimin e sotëm të mbajtur në Mitrovicë, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 19 prill, transmeton rel.

“Kuvendi do t’i ketë aktet e përkohshme dhe do të vlejë deri në nxjerrjen e ligjit të posaçëm për autonominë esenciale të", siç thuhet, “Krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

Po ashtu, ky "kuvend" do të ketë për detyrë që të mos lejojë zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e kanë quajtur të turpshme. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2013, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori