Serbët e veriut paralajmërojnë protesta
Përfaqësuesi i serbëve të Mitrovicës Kërstimir Pantiq tha se për shkak të “presionit në rritje” ndaj serbëve të Kosovë, në veri të Mitrovicës sot fillojnë protesta të përditshme të qytetarëve.


Pantiq ka bërë këto komente për radion lokale serbe ”Kontakt Plus”, ku ka njoftuar se protesta e sotme do nisë nga ura kryesore e Ibrit e deri te ndërtesa e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.

“Me protesta qytetarët dëshirojnë që të shprehin mospajtim me politikën ndaj serbëve”, ka thënë Pantiq. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 19:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori