Serbët e veriut mund të bojkotojnë zgjedhjet
Serbët e veriut nuk do të dalin në zgjedhjet e nëntorit pasi nuk duan t,i japin legjitimitet pavarsisë së Kosovës. Kështu ka thënë zv/drejtori i zyrës së Serbisë për Kosovës Kërstimir Pantic, i cili ka theksuar se asnjë parti politike nuk mund të ndikkojë tek ata që të veprojnë ndryshe.

“Nuk ka parti politike e cila mund të ndikoj që qytetarët të ndryshojnë qëndrimin. Andaj do të ishte jo-fer që bashkësia ndërkombëtar të fajësoj për këtë gjë Qeverinë e Serbisë”, i ka thënë ai gazetës Vecernje Novosti, citon Rel.

Ish-kryetari i komunës paralele të Mitrovicës tha se bojkotimi i zgjedhjeve nuk është gjë e ndaluar, dhe se nuk ekziston asnjë obligim ligjor që qytetarët duhet të marrin pjesë në ndonjë cikël zgjedhor. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori