Serbët e
veriut referendumin e shohin si zgjidhje për marrëveshjen e Kosovë-Serbi. Ata shprehen se nuk e duan për 15 ditë, pasi është një çështje tejet e rëndësishme për Serbinë dhe nuk duhet rrezikuar.
“Nuk duam
referendum për 15 ditë, sepse ajo është çështje është kruciale jo vetëm për neve, besoj se edhe Qeveria e Serbia është e vetëdijshme se ajo është shumë e rëndësishme dhe çështje e përgjegjshme dhe se në lidhje më të nuk mund te rrezikojmë”, ka thënë kryetari ilegal i Zubin Potokut, Sllavisha
Ristiq.
Ristiq është kundër idesë së zv/kryeministrit të parë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që referendumi të mbahet në afat prej 15 ditësh, sepse “një
referendum i tillë do të ishte i diktuar dhe paraprakisht do të dihej përgjigja për pyetjen”, njofton Orainfo.
Në një konferencë të përbashkët të katër kryetarëve ilegale të komunave veriore në Zveçan është thënë se pyetja e referendumit nuk mund të jetë: “A jeni për pranim apo refuzim të marrëveshje së
Brukselit”?
Përfaqësuesit e serbëve të
veriut po ashtu kanë paralajmëruar se më 10 maj në Beograd do të organizojnë proteste me moton “Mbetemi në Serbi”, në shenjë pakënaqësie me marrëveshjen e
Brukselit. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2013,
ora 17:49