Serbët e veriut i fshihen detyrimeve ligjore
Më shumë se 200 biznese të serbëve të Veriut të Kosovës, që nuk i paguan asnjë cent tatim Administratës Tatimore të Kosovës. Me kompanitë që i regjistruan kryesisht në vitin 2005, pronarë nga Leposaviqi e Zubin Potoku bënë miliona euro qarkullim pa e çarë kokën për obligimet tatimore.

Gazeta Express shkruan se dyshohet se dokumentacionin e institucioneve të Kosovës, certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe atë të TVSH-së, derisa nuk ua zhvleftësoi ATK-ja, i shfrytëzuan vetëm sa për të qenë në rregull me doganierët, në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinje dhe Bërnjakë.

Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti thotë se në këtë mënyrë biznesmenët serbë për një kohë të gjatë krijuan evazion fiskal jo nga kontrabanda në rrugë dytësore, por me letra. /albeu.com/

Shtuar më 20/05/2012, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori