Serbët e Veriut festojnë me flamuj për dështimin e Kosovës
Mospranimi i Kosovës në INTPEROL duket se ka gëzuar serbët e veriut.

Menjëherë pas votimit të dytë, kur u mor vesh se Kosova përfundimisht nuk do të jetë anëtare e kësaj organizate, ata kanë nisur festën me flamuj të Serbisë në veri.

Me vetura dhe duke i rënë borisë mospranimin e Kosovës po e shënojnë si sukses të Serbisë, njofton KlanKosova.

Ndërkohë KFOR-i dhe karabinierët italianë janë afër Urës së Ibrit dhe po kujdesën për sigurinë.

Situata momentalisht raportohet të jetë e qetë.


Shtuar më 20/11/2018, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori