Serbët e veriut bojkotojnë zgjedhjet e 3 nëntorit
Serbët e veriut të Kosovës kanë vendosur që të bojkotojnë zgjedhjet e 3 nëntorit. Pjesëmarrja në zgjedhje sipas tyre, është në kundërshtim të plotë me kushtetutën dhe ligjet e Serbisë dhe me rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Njoftimi për bojkotimin e zgjedhjeve është dhënë pas një mbledhjeje të mbajtur të premten në Zveçan nga delegatët e të ashtuquajturit Kuvend Autonom i Kosovës dhe Metohisë, shkruan Zeri.

Përveç delegatëve nga katër komunat veriore të Kosovës, në mbledhjen e organizuar kanë marrë pjesë edhe kryetarët ilegalë të komunave Mitrovicë, Zveçan dhe Zubin Potok, she? i të ashtuquajturit Qark i Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq dhe deputeti i DSSsë së Vojisllav Koshtunicës, Marko Jakshiq. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2013, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori