“SHBA edhe mund të më vrasë”, Yuri Kim flet për përplasjen me Presidentin Meta

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi atë se mban qëndrime të njëanshme dhe se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.

Diplomatja tha në emisionin “Opinion” se detyra e saj në Shqipëri është shpreh qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara përmes kreut të shtetit, kreut të qeverisë dhe ministrave.

Lidhur me me reagimin e saj në rrjetet sociale për Presidentin Meta, Kim tha se ishte një reagim i konsultuar në Uashington dhe aspak personal.

Ambasadorja refuzoi ti përgiigjej pyetjes nëse mes Presidentit Ilir Meta dhe Shteteve të Bashkuara ka një problem konkret apo janë tensione të cilat krijohen nga konsumi i përditshëm politik.

Pjesë nga Intervista

Ambasadore, ju patët një debat të fortë me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Çfarë ndodhi midis jush dhe Presidentit të Republikës?
E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet.

Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj.

Edhe tweet juaj, që komentonte deklaratën e Presidentit të Republikës, dy ditë përpara zgjedhjeve, ishte zyrtar?
Absolutisht.

Le të themi, diskutuar me Uashingtonin?
Absolutisht.

Jo një deklaratë personale?
Sigurisht që jo.

Por Presidenti ju ka akuzuar se jeni përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë.
Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Ka gjithmonë probleme midis Metës dhe ambasadorëve amerikanë. A ka diçka konkrete midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit apo janë vetëm probleme të ditës?

Nuk do të komentoj për çështje të brendshme.

Por cfarë Ilir Meta?

“Ne e duam Amerikën vetëm për dy arsye, e para se është vend i lirë dhe i zgjedhjeve të lira dhe se na ka përkrahur për çështjen e Kosovës. I them (ambasadores) mos u bëj palë me këtë proces. Nuk kam asnjë shqetësim çfarë mendon ajo.

Nëse SHBA kanë një problem me Ilir Metën, sikur thotë ky qen bir qeni, çuni i Kristaq Ramës…Nëse kanë një gjë, po u them SHBA-ve, që jua kam thënë, Ilir Meta nuk mendon se është njeri i pavdekshëm, do të vdesë një ditë, ka vdekur Skënderbeu, jo Ilir Meta.

U kam thënë nëse keni gjë më mua, ju më lajmëroni kur e keni, se unë e di që ju edhe më vrisni, i kam thënë, po të vete te Mali me Gropa më lëshoni ndonjë raketë, që të mos dëmtoj njerëz të tjerë, se nuk e kam problem. Por SHBA nuk kanë gjë me Ilir Metën se është politikani më luajal me Amerikën në 30 vite” tha Ilir Meta dy ditë përpara zgjedhjeve,


Shtuar 18.05.2021 22:48