Serbët e veriut mund të sulmojnë Vuçiq
Vizita e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë ka nxitur debat në mediet e Beogradit për rrezikun që i kanoset atij nga vet serbët.

Vuçiq, të cilin liderët radikal të veriut të Kosovës po e etiketojnë si tradhtar, ka thënë se e ka ndërgjegjen e pastër dhe se nuk ka frikë nga gjyqi i popullit, pavarësisht planeve që kanë ata për ta pritur, madje edhe nëse e gjuajnë me domate, vezë e gur.

Njëri ka liderët më ekstremist në veri të Mitrovicës, Marko Jakshiq, ka thënë për gazetën beogradase “Blic” se numri dy i qeverisë serbe është i mirëseardhur dhe nuk do ta gjuan askush me gur.

“Ne jemi demokrat. Dikur kishte gjuajtje me gur të Vjosilav Koshtunicës që ishte organizuar nga pushteti në të cilin ishin të njëjtit njerëz që janë sot. Nuk e besoj që regjimi të organizoj gjuajtjen e vetes me gur. Përveç kësaj, Vuçiqi është njeriu më i fuqishëm në Serbi, kontrollon katër shërbime të inteligjencës. Kush guxon të mendoj të gjuaj kumbull në drejtim të tij, e lëre më gur”, ka thënë Jakshiq.

Edhe kryetari paralel i Zubin Potokut, Slavisha Ristiq insiston se të gjithë janë të mirëseardhur dhe shpreson se nuk do të ketë incidente “sepse kjo nuk do t’i ndihmon serbët”.

“Ende nuk jemi të njoftuar për planin e vizitës së Vuçiqit, por do të ishte logjike që të bisedoj me kuvendarët e Kuvendeve Komunale dhe me popullin. Qeveria e Serbisë po insiston në zbatimin e marrëveshjes dhe ai po duket se është i pakthyeshëm, por njëkohësisht është edhe i pazbatueshëm. Implementimi është në duart e qeverisë dhe ata po kërkojnë nga të jemi pjesëmarrës. Kjo do të ishte njësoj sikur dikush t’ua minoi veturën e të kërkoi nga ju që të ndizni fitilin”, ka thënë Ristiq.

Deputetja serbe në parlamentin e Kosovës, Rada Trajkoviq, nuk e përjashton mundësin që zëvendëskryeministri Vuçiq të sulmohet gjatë vizitës së tij, pasi thotë se edhe ajo merr kërcënime nga veriorët për deklaratat e saj.

“Sa i përket sulmeve të mundshme ndaj Vuçiqit, nuk është hera e parë që ata të gjuajnë me gur. Koshtunicën e kanë gjuajtur për shkak të Milosheviqit. Borko Stefanoviq nuk ka guxuar as të paraqitet në Zveçan e Mitrovicë. Në veri nuk ka ndodhur asnjëherë 5 tetori. Më kërcënojnë edhe mua kur lexojnë ndonjë deklaratë që nuk u pëlqen, por asnjëherë nuk kam hequr dorë nga shkuarja në veri. Megjithatë, e pranojë se nuk është e këndshme”, ka thënë Trajkoviq. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2013, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori