Serbët e veriut: “Ata e tradhtuan Kosovën”
Vizita e nënkryetarit të parë serb Aleksandër Vuçiq i ka bërë që serbët e veriut të përgatiten për këtë gjë. Përgatitja e serbëve duket sidomos në pankartat e tyre shkruan Blic.

Në çdo vendbanim serb janë vendosur pankarta me fotot e tre zyrtarëve më të lartë të Serbisë me qeleshe të shqiptarëve në kokë: Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Tomislav Nikoliq. Në portretet e tyre është mbishkrimi “Ata e tradhtuan Kosovën”.

Pllakatet janë shtypur në shtypshkronjën e vëllait të deputetit serb nga partia e Koshtunicës (DSS) Marko Jakshiq, Zorani. Zoran Jakshiq në veri e ka kompaninë e cila është edhe “furnizuesi ekskluziv“ i shtëpive të studentëve në veri me artikuj ushqimorë dhe ka tërë monopolin në këtë pjesë të vendit pasi furnizon edhe të gjitha firmat e mëdha në veri. Zorani njihet edhe si iniciuesi kryesor i të gjitha protestave në veri.

Paratë për shtypjen e pllakateve janë tërhequr nga Jugobanka në Mitrovic. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2013, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori