Serbët e Pejës nuk mbështesin serbët në Mitrovicë
Zërat e ngritur se ka serbë të Pejës që po qëndrojnë nëpër barikada në Mitrovicë, janë hedhur poshtë, të hënën nga nënkryetari i dytë i Komunës së Pejës, Darko Todoroviq.

Todoroviq ka thënë se ka pasur thirrje për solidarizim aktiv në barrikada nga ana e serbëve të Mitrovicës për banorët serbë të Komunës së Pejës, mirëpo këta të fundit iu kanë përgjigjur negativisht këtyre thirrjeve.

"Jo, nga Komuna e Pejës nuk ka serbë në barrikada në Mitrovicë, ne jetojmë normalisht nëpër shtëpitë tona dhe nuk kemi asnjë arsye që të dalim të bllokojmë rrugë", deklatoi Todoroviq.
Shtuar më 24/10/2011, ora 19:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori