Serbët e Kosovës e duan Gjykatën Speciale
Pëlqej
Kryetari i komunës së Graçanicës dhe njëkohësisht zyrtari i lartë i Listës Serbe, Branimir Stojanoviç është shprehur se Lista Serbe lufton për të drejtat e serbëve në Kosovë.

Stojanoviç vlerësoi se do të jetë pozitive dhe ngritja e Gjykatës Speciale, pasi "do të dënojë krimet që UÇK-ja kreu mbi civilët serbë gjatë luftës në Kosovë".

Gjatë diskutimit të tij në panelin me temë "Duke pritur qeverinë kosovare", Stojanoviç theksoi se Lista Serbe nuk është faktore deçizive për qeverinë e re, por se ky bllok politik do të luftojë për të drejtat e serbëve në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori