Serbët e dehur sulmojnë shqiptarët në Bujanovc
Provokimet nga serbët ndaj shqiptarëve në Bujanoc vetëm po rriten, kjo pasi qindra maturantë ditë më parë në mënyrë të organizuar kanë dalë në sheshin e qytetit duke thirrur kore provokuese.

Edhe dje dy persona të nacionalitetit serb, kanë sulmuar lokalet në sheshin e Bujanocit duke brohoritur kore provokuese në drejtim të shqiptarëve.

Qytetarët atje kanë thënë se janë shqetësuar mbrëmë nga këta dy persona, të cilët në gjendje të dehur kanë sulmuar lokalet në të cilat ndodhen në sheshin e Bujanocit, ku përpos sulmit këndonin edhe provokonin kalimtarët.

E megjithatë policia atje ka reaguar menjëherë duke i arrestuar këta persona pas lajmërimit nga banorët shqiptarë.


Shtuar më 13/06/2018, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori