Serbët duan të jenë në qeveri
Pëlqej
Vladeta Kostiç nga Lista Serbe është shprehur se serbët duan të jenë në qeveri, kushdo që do të jetë pjesë e saj, blloku apo PDK-ja.

"Vendimi i Gjykatës duhet të jetë në përputhshmëri me ligjin. Kjo situatë erdhi, sepse ligji për zgjedhje është i keq. Gjykata duhet të njoh votën e popullit, pra në Kuvend kush e ka shumicën i takon kryekuvendari dhe mandatari i për Qeveri. Kjo është matematikë e thjeshtë”, tha Kostiç për Klan Kosova.

Politikani serb u shpreh se Lista Serbe është e hapur kundrejt të gjitha partive në vend, pavarësisht se më 17 korrik dolën hapur pro bllokut LDK-AAK-NISMA.

Megjithatë, Kostiç, që është deputet në parlamentin e Serbisë, shtoi se Lista Serbe do të ketë kushte për koalicionin ku do të bëjë pjesë.

“Është e parëndësishme nëse Isa Mustafa apo Hashim Thaci do ta bëjnë shumicën. Ne më kënd të ulemi në tavolinë, do t’i themi kushtet tona që janë evropiane. Por, detajet dihen vetëm kur hyjmë në bisedime me shumicën shqiptare”, thotë Kostic.

Sipas tij, nuk do të ishte mirë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori