Senatori John McCain në Kosovë, ja axhenda e takimeve
Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, pritet të mbërrijë sot në Prishtinë ku do të mbajë një fjalim në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai pritet të takohet edhe me autoritetet e larta të shtetit. E vetmja pikë e axhendës së seancës solemne është: Adresimi i Senatorit amerikan, John McCain, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca solemne e KuvenditKosovës nis në orën 14:30.

Sipas axhendës, kryetari i KuvenditKosovës Kadri Veseli pret në takim senatorin amerikan John McCain në orën 13:45, ndërsa kryeministri Isa Mustafa në orën 15:10.

Sipas mediave, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të premten do t'i ndajë senatorit McCain Medaljen Urdhri i Lirisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleati i përjetshëm i Kosovës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur vizitën e John McCain Senatorit Amerikan njëherësh Drejtuesi i Komitetit në Senat për Forcat e Armatosura, duke e vlerësuar si një mik të madh të Kosovës.

"Duke i dëshiruar mirëseardhje mikut të madh të Kosovës nesër në Prishtinë", ka shkruar Delawie në Twiter. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori