Artan Hoxha paralajmëron përplasje në PD: Mund të hyjnë në seli (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Policia e Shtetit ka bërë gati planin e masave për mbarëvajtjen e Kuvendit të thirrur më 11 dhjetor nga ish-kryeministri Sali Berisha me firmat e delegatëve.

Në studion ABC Hoxha tha se ka edhe një tjetër plan për të menaxhuar përplasje të mundshme që mund të ketë pas Kuvendit.

Sipas gazetarit, agjencive të zbatimit të ligjit u është thënë se mund të kenë probleme, duke paralajmëruar përplasje për persona që mund të futen në seli dhe të shkaktojë trazira.

“Kam parë edhe këto ditë, ka një tentativë edhe nga struktura që është sot brenda selisë së PD për të krijuar idenë që do të ketë një përplasje për të marrë kalanë. Ka një ide. U është dhënë informacion edhe agjencive të zbatimit të ligjit. Ka një plan masash edhe të policisë. Ka plan edhe për atë që do të ndodhë mbrapa. U është thënë se mund të kemi probleme, përplasje dhe persona që mund të hyjnë një seli. Policia është e detyruar t’i dalë të keqes përpara.

Dua tu them demokratëve dhe qytetarëve se masa janë marrë. Deri tani nga agjencitë e zbatimit të ligjit ka plan masash. U është kërkuar, ka filluar të bëhet me atë pjesë të policisë që është civile, se ajo me uniformë e tensionon situatën. Ka një plan masash për mbarëvajtjen e aktivitet dhe një plan tjetër për përplasjet q mund të ketë pas Kuvendit” deklaroi gazetari.

Sakaq, deputeti Oerd Bylykbashi tha se nuk do të ketë përplasje të tilla.


Shtuar 9.12.2021 23:03