“Si i ke marrëdhëniet me Rudinën?”, vajza e Mark Frrokut publikon foton me të ëmën e ndjerë (FOTO LAJM)

Që prej lidhjes me Rudina Dembacajn, Mark Frroku është bërë pjesë e pandarë e mediave rozë. Dhe jo vetëm ish-politikani, por edhe fëmijët e tij.

Vajza e tij e madhe, Mara Frroku tashmë është mjaft aktive edhe në rrjetin social Instagram, ku së fundmi ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit.

Siç pritje, pyetja që nuk mungoi ishte për raportin e saj me Rudina Dembacajn, shkruan Albeu.com.

“Konflikti im me Rudinën ishte se kur erdha kësaj here shtova 2 kilogram nga gatimet e saj”, ka shkruar ajo.

Dikush tjetër i shkruan se është kopja e mamasë së saj dhe ajo është krenare për vajzën.

“Kompliment me shumë vlerë për mua”, ka shkruar Mara ku nuk ka lënë pa shpërndarë edhe një foto me të ëmën.
Kujtojmë se Frroku humbi bashkëshorten e tij, nënën e fëmijëve në vitin 2018 si pasojë e një sëmundje të rëndë./albeu.com/