E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Sëmundja e etheve të minjve, shënohet viktima e parë në Kosovë
21-vjeçari nga komuna e Junikut, Fluturim Gaxherri, konsiderohet viktima e parë që ka vdekur nga sëmundja e etheveminjve.

Gaxherri, afër një muaj me parë kishte marrë sëmundjen e etheveminjve, si pasojë e konsumimit të ushqim i cili ishte infektuar nga minjtë.

21 vjeçi fillimisht kishte vetëm temperaturë ndërsa me vonë iu kishte keqësuar gjendja dhe ishte shtrirë në QKUK, ai kishte rënë në koma, ku pothuajse për një muaji nuk kishte asnjë përmirësim, ndërsa mbrëmë është kumtuar lajmi i hidhur nga familjarët për vdekjen e tij.

Vlen të theksohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë me parë kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike me ethet e minjve, duke bërë thirrje që ushqimet të ruhen nga minjtë.

Ky institut kishte treguar përmes Facebook’ut për një rast që ishte gjendje të rëndë.
Shtuar më 10/08/2019, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori