Selmanaj kritikon Thaçin për medaljen që i ndau kryeparlamentarit të Shqipërisë
Deputeti i Kuvendit të
Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të
Kosovës, Driton
Selmanaj, e ka kritikuar vendimin e presidentit Hashim
Thaçi për të nderuar me medalje për Liri e
Pavarësi, kreun e Kuvendit të Shqipërisë,
Gramoz Ruçi.
Kundërshtimin e tij,
Selmanaj e ka shprehur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Hashim
Thaçi e paska dekoru
Gramoz Ruçin me medaljen për Liri dhe
Pavarësi. A din kush me na tregu cili është kontributi i
Gramoz Ruçit për Lirinë dhe Pavarësinë e
Kosovës??! Mos u mundoni se nuk do arrini të gjeni asgjë. Klishe gjithandej”, ka shkruar
Selmanaj. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2017,
ora 22:14