Selimi zhvilloi takime të nivelit të lartë në Sllovaki
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, po qëndron në një vizitë në Bratislavë të Sllovakisë. Selimi eshte ftuar te marr pjese ne konferencen vjetore te MPJ te Sllovakise, dedikuar sigurise globale, "GlobSec".

Ne kete konference jane ftuar edhe mbi 300 eksperte, diplomate dhe lidere shtetesh nga mbare bota dhe kjo eshte hera e dyte radhazi qe Selimi ftohet si pjesemarres.

Zevendesministri Selimi mori pjese si panelist ne debatin e percjellur nga shume pjesemarres se bashku me komisionerin Stefan Fule, ministrin e Jashtem maqedon, Nikola Poposki, ish-kryeministrin sllovak, Mikulas Dzurinda dhe aktivisten Sonja Licht nga Serbia.

Paneli ishte moderuar nga gazetari i revistes "Economist", Tim Judah.

Ne kete panel, tema kryesore qe preokuponte publikun ne te cilin u pane edhe fytyra te njohura si kryeministri Milo Djukanovic i Malit te Zi, ministri cek i Mbrojtjes dhe ambasadore dhe diplomate te shumte, ishte dialogu qe po zhvillohet ne Bruksel dhe Selimi pati seance te gjate te pyetjeve dhe pergjigjeve me pjesemarres.

Ne debatin publik me zevendesministrin Selimi, komisioneri per Zgjerim, Stefan Fule konfirmoi se rruga e anetaresise se Kosoves ne BE do te marre shtytje te rendesishme me arritjen e marreveshjes ndermjet Kosoves dhe Serbise, por po ashtu lajmeroi se parlamentet kombetare nuk kane nevoje t! a ratifikojne MSA-ne per Kosoven, sipas rregullave te reja te ! Lisbones , gje qe lehteson hyrjen e Kosoves ne integrime evropiane.

Zevendesministri Selimi shpjegoi procesin dhe mbarevajtjen e dialogut dhe rrugetimit evropian te Kosoves, duke treguar se Kosova tash e nje kohe deshiron normalizim te plote te marredhenieve ne Ballkan dhe eshte shprehur e gatshme te aprovoje marreveshjen e propozuar nga baronesha Ashton.

Selimi po ashtu pati takim zyrtar bilateral me zevendesministrin e Lituanise, Andrius Krivas, me te cilin u bisedua per marredheniet bilaterale dhe viziten e ministrit Hoxhaj ne Vilnus qe parashihet te zhvillohet ne maj.

Lituania se shpejti do ta marre presidencen e radhes se BE-se, ne kohen kur pritet edhe aprovimi i MSA-se per Kosoven.

Zevendesministri Krivas tha se Lituania mirepret dialogun dhe do t'i ndihmoje Kosoves ne integrimet evropiane.

Zevendesministri Selimi e falenderoi per perkrahjen e Vilnusit dhe paraqiti pikat kryesore te agjendes evropiane te Kosoves.
Ne margjina te konferences "Globsec", zevendesministri Selimi pati bashkebisedime te rendesishme me kryeministrin malazias, Milo Djukanovic, presidentin e Estonise, Tomas Ilves, komisionerin e BE-se, Stefan Fule dhe diplomate te shumte nga shtetet e BE-se, opozita siriane, etj. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2013, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori