Selimi: UNMIK-u do të vazhdojë të ketë zero kompetenca
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme(MPJ), Petrit Selimi ka thënë se UNMIK-u do të vazhdojë të ketë zero kompetenca ekzekutive në Kosovë.

Gjatë një prononcimi për emisionin "Info Box" të RTV Dukagjini, Selimi është shprehur se demarkacioni dhe asociacioni nuk janë arsye që të përdoret shtatë herë gazi lotsjellës, të lëndohet policia dhe të pengohet funksionimi normal i shtetit.

"Opozita e ka vetëm një synim, e ajo është marrja e pushtetit me çfarëdo kushti dhe çfarëdo mundësie", ka thënë ai.

Selimi ka thënë se ne jemi duke diskutuar për atë rrethanat zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke shtuar se "zgjedhja e Thaçit si president është punë e kryer".

"Ekziston shumica e dy të tretave, që e cila tregon se nuk ka dyshim se Thaçi do të jetë president i ardhshëm i Kosovës. Ne presim që seanca e zgjedhjes së presidentit të mos bëhet fotografi e cila do ta shëtit botën. Thaçi nuk është i gatshëm të bjerë pre e shantazheve të dikujt. Nëse i ke dy të tretat e votave, nuk ka mundësi që një pakicë me e shantazhu popullin e Kosovës ose përfaqësuesit e popullit", ka shtuar ai ndër të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2016, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori