Selimi: UÇK-ja s'ka lidhje me krimin
Pëlqej
Rexhep Selimi nga Vetëvendosje thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhet trajtuar me kujdes dhe se kurrë nuk është pëfshirë në afera kriminale.

“Ato çfarë dëgjuam nga Prokurori Clint Williamson në konferencën për media, në të vërtetë nuk ishin të gjetura të një hetimi, por kishim të bënim me një rezultat të një hetimi 2 vjeçar, respektivisht 15 vjeçar,hetim nga i cili, normalisht, nuk pati të gjetura të pretenduara se UÇK ka bërë krime”, tha Selimi, për "Politiko.net".

Ai ka shtuar se nuk është gjendur se UÇK-ja ka kryer ndonjë vepër kriminale dhe se nuk ka patur asnjëherë planifikime të tilla, por se do të gjykohen vetëm persona të veçantë.

Rexhep Selimi ka shtuar se nëse do të flasim për krim, duhet të themi se ai është nga pala serbe, që e ka planifikuar atë, pasi që po kryhen zhvarrime në Rashkë të Serbisë. /albeu.com/


Shtuar më 01/08/2014, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori